Shërbimet
Dizajn interieri
Projektim i interierit, nga organizimi i ambienteve deri te ndriçimi, materialet dhe mobilimi.

ARCH ET AL
Çfarë përfshin
Nisim me mënyrën si e përdorni hapësirën. Si e nisni ditën? Ku qëndroni më shpesh? Çfarë do të donit të ishte më e lehtë? Prej këtyre përgjigjeve marrin formë organizimi, ndriçimi, materialet, ngjyrat dhe mobilimi. Sipas projektit, përgatisim edhe pamje 3D që ju ndihmojnë ta shihni idenë më qartë.
Si punojmë
I diskutojmë idetë me ju, provojmë alternativa dhe shpjegojmë arsyen e zgjedhjeve. Qëllimi nuk është të ndjekim një trend, por të gjejmë një zgjidhje që i shkon hapësirës, stilit tuaj të jetesës dhe buxhetit të dakorduar.
Rezultati
Një koncept të qartë interieri dhe dokumentet e materialet vizuale të përcaktuara në marrëveshje. Një bazë të menduar mirë për hapat që vijnë, pa surpriza të panevojshme.
