ARCH ET AL

Shërbimet tona

Projektim arkitekturor, dizajn interieri dhe mbikëqyrje e realizimit.

Dizajn interieri

Dizajn interieri

Projektim i interierit, nga organizimi i ambienteve deri te ndriçimi, materialet dhe mobilimi.

Çfarë përfshihet

  • Biseda fillestare dhe ideja e dizajnit
  • Organizimi i hapësirës
  • Materialet, ngjyrat dhe ndriçimi
  • Përzgjedhja e mobilimit
  • Pamjet 3D të konceptit
Lexoni detajet
Arkitekturë

Arkitekturë

Koncept dhe zhvillim arkitekturor për ndërtime të reja dhe rinovime.

Çfarë përfshihet

  • Njohja me nevojat dhe hapësirën
  • Koncepti dhe planimetria
  • Zhvillimi i projektit
  • Vizatimet dhe pamjet shpjeguese
Lexoni detajet
Zbatim dhe mbikëqyrje

Zbatim dhe mbikëqyrje

Koordinim i punimeve dhe mbikëqyrje në terren, sipas projektit dhe marrëveshjes.

Çfarë përfshihet

  • Koordinimi i ekipeve të punës
  • Vëmendje ndaj cilësisë së punimeve
  • Ndjekje në terren
  • Përcjellja e afateve dhe shpenzimeve
  • Kontrolli përpara dorëzimit
Lexoni detajet

Na tregoni për hapësirën tuaj

Bisedojmë për hapësirën tuaj
Pyetje të shpeshta

Informacion për projektin

01Kur është momenti i duhur për të na kontaktuar?

Sa më herët të flasim për idenë tuaj, aq më mirë mund t’i kuptojmë mundësitë e hapësirës. Nuk keni nevojë të keni një plan të përfunduar.

02A punoni edhe me hapësira ekzistuese?

Po. Përveç projekteve të reja, merremi me planifikim dhe dizajn për rinovime, duke u përshtatur me hapësirën dhe mënyrën si dëshironi ta përdorni.

03A ofroni edhe zbatim e mbikëqyrje?

Po. Përveç projektimit, shërbimet përfshijnë koordinimin e punimeve dhe mbikëqyrjen në terren. Shtrirja e angazhimit përcaktohet në konsultim.

04Çfarë duhet të përgatis për bisedën e parë?

Mjafton të na tregoni vendndodhjen, llojin e hapësirës dhe çfarë dëshironi të ndryshoni. Një plan, disa fotografi ose një buxhet orientues na ndihmojnë, por nuk janë të domosdoshme.